Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në një deklaratë për mediat për situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm.
Meta bën apel që të punohet me përkushtim për shpëtimin e çdo njeriu të mbetur nën rrënojat e ndërtesave.
Kreu i vendit shkruan se duhet tu vihet në ndihmë banorëve që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.
Ilir Meta: “Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme!
E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim.
Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar.”
Comments are closed for this post.