Analisti i njohur politik, Albert Musliu është prononcuar për mosdhënien e datës për fillimin e negociatave për RMV dhe Shqipërinë nga ana e BE-së, përcjell in7. Ai mendon se kësaj rradhe mbeti e qartë se faji ngeli tek BE dhe jo tek dy vendet aspirante. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria arritën mjaft progres sa për të marrë datë për bisedime, që nuk nënkuptonte aderim të menjëhershëm por vetëm llim të një procesi.
“Kjo nuk është demoralizim vetëm për RMV dhe Shqipërinë por edhe për gjithë rajonin. Është edhe shqetësuese sepse mos harrojmë se RMV dhe Shqipëria ndërruan kushtetutat dhe prap se prap BE për shkak të probleme
të brendshme nuk arriti ta tejkalojë vetveten dhe të jep datë për negociata”, ka thënë analisti politik Albert Musliu.
Vendimi negativ që u arrit në KE, sipas Musliu do të ketë efekt domino edhe në rajon. Sipas tij, vendet tjera aspirante që patën shembull RMV-në, nuk do të inkurajohen për të bërë ndryshime sepse me këtë vendim, Musliu thotë
se BE ka humbur besueshmërinë në rajon.
“Gjithsesi do të ketë efekt në politikën e brendshme dhe rajonale. Mos harrojmë se rajoni ka akoma cështje të hapura, dialogu i Kosovës me Serbinë, përfundimi i vetingut në Shqipëri dhe përmbushja e obligimeve që RMV I ka marrë me marrëveshejt me Bullgari dhe Greqi. Gjithë këto tema tash mund të vihen në pikëpyetje edhe do të rritet narativi dhe fuqia politike e euroskeptikëve dhe gjithë atyre që do të promovojnë atë se gjitha ndryshimet që duhet të behen për hirë të integrimint në BE nuk ja vlen sepse BE nuk plotëson premtimet e veta”, ka thënë Musliu.
Zyrtarët e vendeve anëtare të BE-së që ishin pro hapjes së bisedimeve inkurajojnë RMV-në të vazhdojë më rrugëtimin e saj në BE, ndërkaq shpresojnë se në muajt e parë të vitit 2020, RMV dhe Shqipëria të marrin datën për fillimin e negociatave, kur me BE do të udhëheq Kroacia.
Comments are closed for this post.