Numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se partia e tij është gati që të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Në një lidhje direkte me Skype për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Osmani la të hapura kartat për një koalicion tjetër me partinë e kryeministrit Zaev.

I ndalur tek mos hapja e negociatave, ai tha se BE dëmtoj rëndë kredibilitetin e vet në rajon pasi të dyja vendet I kishin plotësuar të gjitha kushtet e vendosura.

 Intervista e Plote

Maqedonia e Veriut ashtu si Shqipëria mori një Jo për negociatat nga Këshilli Europian, çfare ndikimi do të këtë ky vendim në të ardhmen e vendit?

Unë dhe para këtij vendimi kam cilësuar se ky samit do të jetë historik në kuptimin e asaj që do të jetë përgjigje e samitit të Sekanikut të 2003, samit I cili I dha prespektive rajonit dhe ky samit do t’i jap përgjigje pyetjes: A ka prespektivë për Ballkanin Perendimor Bashkimi Europian apo jo. Unë mendoj se Bashkimi Europian dëmtoj rëndë kredibilitetin e vet në rajon, por edhe procesin e kondiacilitetit në të cilën bazohet kjo lëvizje dhe nuk tregoi kapacitet në arritjen e konsensusit për t’iu përgjigjur rekomandimeve të qarta të komisionit se Maqedonia e Veriu që kishte plotësuar të gjitha kushtet për fillim bisedimesh. Natyrisht kjo do të ketë pasojat e veta, por e thashë edhe pas vendimit, se kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalemi të europianizojmë shoqërinë tonë dhe të instalojmë rregullat europiane tek ne, sepse në fund të fundit ato I bëjmë për qytetarët tonë dhe shoqërinë tonë, e ashtu do të vazhdojë. 

Është fakt se Maqedonia e Veriut shënoi arritje historike me marreveshjen e emrit e cila ishte në një farë mënyre edhe garancia për negociatat a rrezikon ta zbehë rolin e Bashkimit Europian, refuzimi i Këshillit?

 Sigurisht që po. Prespektiva europiane ka qenë nxitësi më I madh I lëvizjeve pozitive në vend, qoftë ato politike apo teknike burokratike ne aspekt të reformave. Dhe për shkak se siç thashë procesi I antarsimit ose I lëvizjes para ka qenë I bazuar në kondicialitetin, në meritokraci në mbajtjen e fjalës thjeshtë nëpërmjet dy palëve në këtë marrëveshje. Tani kjo është dëmtuar thellë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Bashkimi Europian për ta korrigjuar këtë besueshmëri dhe kredibilitet. Nuk besoj se ne mund të bëjmë diçka më tepër. Ne bënë gjithçka që kishim mundësi për të bërë, qoftë në fushën politike, qoftë në atë të përmbushjes së refomave teknike. Thjeshtë nuk kemi çfarë bëjmë më tepër përveç se të fokusohemi për të bërë jetën e qytetraëve më të mirë dhe për të bërë jetën më europiane. Kurse Bashkimi Europian do të duhet të vlerësojë se a ka prespektivë ky rajon dhe a do ta çelë këtë prespektivë.

 Kryeministri Zaev paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme, cili është pozicioni i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim për këtë propozim, a ishte i duhuri dhe a jeni ju gati per zgjedhje?

 Ne jemi mëse gati për zgjedhje në të gjitha strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Paraqitja e kryeministrit Zoran Zaev sot ishte koordinuar me ne. Ne mendojme se dhe kundër faktit se Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë faj për këtë dështim të Bashkimit Europian për t’i treguar prespektivë rajonit. Mendojmë se shtetit I duhet një mandat I ri për t’u ripozicionuar dhe për t’u rifokusuar në periudhën që vjen pas këtij vendimi të BE.

A do të jeni serish në aleance me LSDM për të bashkeqeverisur ne rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme?

Ne do të tentojmë të marrim mandatin nga qytetarët shqiptar, për t’i përfaqësuar ata. Pastaj pasi të zgjidhet parlamenti atëherë në varësi të konstilacionit të forcave do bëjmë përpjekeje për të formuar qeverinë e re. Të gjitha anketat e fundit tregojnë se fituesi I bindshëm në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Bashkimi Demokratik për Integrim, për shkak se dhe shqiptareve ua dha fitoren me të madhe antarësimin në NATO.