Lideri i OBRM-PDUKM-së Hrisitian Mickoski pret në takimin e nesërm të liderëve të partive politike te presidenti i shtetit të arrihet marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mickoski theksoi se nuk do të pranojë zgjedhje të parakohshme pa qeveri teknike, gjegjësisht asgjë që është jashtë dispozitave ligjore.

“Ligji është i qartë, dihet se çfarë do të thotë zgjedhje parlamentare, çfarë nënkuptojnë ligjet në zgjedhjet parlamentare, etj. Thjesht duhet t’i respektojmë dhe menjëherë të shpallim zgjedhje dhe të formojmë qeveri teknike, kryeministër teknik dhe të shkojmë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski pas një ngjarje partiake në Gostivar, si pjesë e fushatës “Bisedime për rindërtimin e Maqedonisë”.

Mickoski përsëriti se zgjedhjet janë të nevojshme jo vetëm për pushtet, por për të bërë diçka që do të përcaktojë të ardhmen dhe zhvillimin e këtij shteti. – Ashtu siç duhet të zhvillohet. Kjo është arsyeja pse nevojitet konsensus politik. Supozoj se do ta diskutojmë këtë nesër. Ai vetë e paralajmëroi këtë nëse nuk ndërron mendjen. Kështu që do të shohim, do të bisedojmë”, tha Mickovski.

Lideri i OBRM-PDUKM-së ka theksuar se është i bindur që deklarata e Zoran Zaevit për zgjedhje të parakohshme është e plotë dhe se mund të pësojë ndryshime.

Ai gjithashtu e kritikoi pushtetin aktualë, sepse nuk ka mbajtur llogari rreth rezultatit me marrjen e datës për negociata me BE-në.