Angelina Jolie është paraqitur me një fustan ngjyrë argjendit derisa ka shkëlqyer në premierën e filmit “”Maleficent: Mistress Of Evil” në Londër ku ishte bashkë me fëmijët e saj Zahara (14), Shiloh (13) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (11)

Ajo është njëra prej yjeve më të njohura në botë, ku ka luajtur edhe në filma të cilët janë vlerësuar lartë nga kritika.

Angelina Jolie (44), gjithmonë kalon kohë të mjaftueshme edhe me familjen e saj derisa ka vazhduar të jetë në premierën e filmit në Europë në filmin më të ri të Disney “Maleficent: Mistress Of Evil”, kësaj here në Londër.

Ajo ka pozuar në tepihun e kuq bashkë me fëmijët e saj Zahara (14), Shiloh (13) dhe binjakët Vivienne dhe Knox (11), ku aktorja që ka fituar Oskar është dukur e mahnitshme dhe si një princeshë me një fustan të punuar nga Ralph & Russo.