Në drejtim të realizimit të qëllimeve strategjike të Qeverisë për mbrojtjen e mjedisit të jetesës, në seancën e djeshme qeveritare është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për projekt propozimet për llojet e mundshme të subvencionimit gjatë blerjes së automjeteve të reja.
Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, Qeveria i ka angazhuar Ministrinë e Ekonomisë në bashkëpunim me Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë të angazhuar për Çështje Ekonomike, Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë Doganore të RMV, si dhe me përfaqësues të shoqatës së importuesve të makinave, të formojë grup pune i cili do të bëjë analizë për mënyrën dhe mundësitë për subvencionim konform programit të propozuar.
Comments are closed for this post.