Gjykata e Apelit vendosi që Bojan Jovanovski të mbetet në paraburgim edhe pse ai u ankua për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Gjykata e Apelit këtë e vendim e mori me arsyetimin se ka gjasa që ‘Boki 13’ të arratiset,

“Fizikisht duke mirë, por kjo nuk e pasqyron gjendjen time shëndetësore. Në këtë procedurë duhet të jem i gjallë dhe i shëndetshëm, e jo i vdekur. Në lidhje me ikjen, dua të shtoj se personaliteti, figura, familja dhe mentaliteti im nuk e lejojnë këtë. Kur u arrestova, nuk tentova të iki, por kisha pushim prej shtatë ditëve me shokët. Unë jetoj për ta treguar të vërtetën për këtë rast, ta tregoj pafajësinë time. E them qartë se këtu jam për të treguar faktet dhe provat e mia, të marrë pjesë në procedurë të drejtë”, tha dje Jovanovski.

Jovanovski është i dyshuari i parë në rastin ‘HHaraçi’ së bashku me Zoran Milevski dhe Katica Janeva.