Me rastin e manifestimit “Nata e Bardhë”, qytetarët do të mund që të përdorin transportin publik falas, informojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik – NPQ.

Transporti falas, siç sqarojnë që aty, do të vlejë prej orës 18 të shtunën më 5 tetor deri në orën 4 të dielën më 6 tetor.