Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në procedurë të shkurtuar duhet ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, i cili duhet të mundësojë rritje prej pesë për qind të pagave të administratës publike.
Dje nga Qeveria, paralajmëruan se paga e shtatorit me premtimin për rritje prej pesë përqind do të paguhet në afatin paraparë ligjor.
“Pagë e rritur për pesë përqind do marrin punëtorët shëndetësorë, socialë, punëtorët në arsim, policë, mbrojte dhe të gjithë nga administrata publike”, njoftojnë nga Qeveria.
Prej aty theksojnë se rritja e pagave është paraparë me inicimin e Buxhetit për vitin 2019-të, ndërsa Ligji i cili e mundëson atë me procedurë të shkurtër, pritet të kalojë ditët në vijim në Kuvend.
Kjo, siç qëndron në deklaratë, është rritja e tretë e pagave në shëndetësi dhe e dyta në armatë dhe arsim, si dhe tek kopshtet për fëmijë.
Propozim ligji, që është pika e vetme në rend dite të seancës së 115 kuvendore, është parashtruar prej deputetëve Jovan Mitreski, Ejup Alimi, Meral Uzeiri Ferati, Nexhbedin Karemani, Miroslav Jovanoviq, Jusuf Hasani dhe Jagoda Shahpaska.
Comments are closed for this post.