Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sonte vonë do të debatojë për raportin për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut, më saktë për ndjekjen e obligimeve të vendit si anëtare e Këshillit të Evropës (nga viti 1995), njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Në konstatimet e raportit, Komisioni monitorues i APKE-së ka konstatuar se nga “raporti i fundit për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut i publikuar në vitin 2013, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Edhe krahas polarizimit të shoqërisë përmes linjave etnike dhe politike në vitin 2013, partitë më të mëdha politike arritën t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë konsensus me atë që u pajtuan për rrugën demokratike të cilën e përmban Marrëveshja e Përzhinës prej vitit 2015 dhe 2016. Marrëveshja ka për qëllim të përfshijë çështje kritike të cilat lidhen me qeverisjen e së drejtës, gjyqësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

APKE e përshëndet vullnetin e mirë të dëshmuar nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia dhe hapat e guximshëm të cilat i ndërmorën që t’i jepet fund kontestit shumëvjeçar rreth emrit, me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo marrëveshje, sipas APKE-së është kontribut i paçmueshëm për stabilitetin e të gjithë rajonit. Gjithashtu, përshëndeten angazhimet e autoriteteve, parlamentit dhe popullit të Maqedonisë së Veriut për t’i përforcuar marrëdhëniet e mira të vendit me fqinjët (veçanërisht Bullgaria) dhe të kontribuojë për kohezionin e rajonit.

Vizitat e raportuesve të APKE-së në Maqedoninë e Veriut, përcaktuan se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës çoi drejt shpresës së rritur për përforcimin e integrimeve euroatlantike – qëllimin strategjik konsensual të vendit. Marrëveshja sipas APKE-së e përforcoi edhe qëllimin e autoriteteve për t’i vazhduar reformat e filluara nga prilli i vitit 2017, pas krizës dyvjeçare që e bllokoi procesin e demokratizimit të vendit.

“Mbetemi të bindur se Zyra e Prokurorit special do të vazhdojë t’i praktikojë dhe të udhëheq hetime për krimin e nivelit të lartë, në pajtim me mandatin e saj”, vlerësojnë raportuesit.

Në raportin e APKE-së thuhet se shoqëria mbetet e polarizuar dhe vlerëson se “plagët e së kaluarës duhet të tejkalohen”.

“Masat e premtuara për reforma në sistemin gjyqësor, përforcimi i lirisë së mediave, rishikimi i ligjit zgjedhor, reformat në shërbimet për zbulim dhe shërbimet e fshehta apo parandalimi dhe ndalesa e diskriminimit, duhet të pranohen mirë dhe të mbështeten. Ato gjithashtu duhet të kontribuojnë për barazinë e të gjithë qytetarëve dhe t’i tejkalojnë ndasitë politike dhe etnike…

Këtu në veçanti theksohen reformat në gjyqësi të cilat do të jenë me rëndësi të madhe.

“Në kontekst të mosbesueshmërisë së fuqishme në sistemin gjyqësor, reformat duhet ta përforcojnë përgjegjësinë, transparencën dhe jondëshkueshmërinë e gjykatësve – dhe ta kthejnë besimin. Mbetet të ndërmerren hapa të rëndësishëm, ku kyçet edhe reforma e prokurorisë publike. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të sigurohet se Zyra e Prokurorit special, që luan rol vendimmarrës në zgjidhjen e rasteve jashtëzakonisht të ndjeshme të cilat e kanë prishur funksionimin e institucioneve shtetërore dhe gjyqësore aq shumë të nevojshme për qeverisjen e së drejtës, të mund të punojë edhe në shërbimin kombëtar të prokurorisë pa përzierjen e panevojshme politike.

Në raport një pjesë i kushtohet aferës “Reket”. Më pas thuhet se APKE “nuk është në gjendje të gjykojë për bazën e rastit. Megjithatë, ky rast tregon se askush nuk është mbi ligjin dhe duhet të ketë të drejtë të gjykimit korrekt. Tani është e rëndësishme që prokuroria dhe gjyqësia të veprojnë drejtë dhe në mënyrë të pavarur ta zbatojnë drejtësinë dhe ta zbardhin këtë rast.

Si konstatim, APKE e përshëndet “qëndrimin konstruktiv të autoriteteve dhe bashkëpunimin e tyre me Këshillin e Evropës”.

Procedura për post-monitoring është vegël për dialog të përforcuar me autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe ndihmon që të sigurohet që reformat në pajtim me standardet e Këshillit të Evropës të çojnë drejt vendosjes së institucioneve të përhershme dhe përgjegjëse.

Prandaj Komisioni i propozon APKE-së për ta vazhduar dialogun post-monitorues me Maqedoninë e Veriut dhe për ta vlerësuar, në raportin e ardhshëm që duhet të përgatitet në vitin 2022, progresin e arritur.

Këshilli i Evropës është i gatshëm në çdo kohë të sigurojë ekspertizë që t’u ndihmojë autoriteteve të Maqedonisë për t’i respektuar standardet evropiane.

Sot pasdite pritet të shtrohen disa amendamente të raportit, për të cilin deputetët e 47-të vendeve anëtare do të thirren të debatojnë dhe ta votojnë rezolutën e propozuar nga raportuesit Liz Kristofersen dhe Aleksander Pociej.