Ministri i mbrojtjes dhe zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov ka paralajmëruar se partia e tij do të ndërpresë përkrahjen për Qeverinë e kryeministrit Bojko Borisov, nëse Maqedonia e Veriut nuk do të bllokohet në Samitin e BE-së në tetor të këtij viti. Ai në intervistën për TV Nova ka thënë se patjetër duhet të bllokohet vendi fqinj. “Nëse Shkupi nuk pranon kërkesat bullgare, data duhet të shtyhet dhe nëse për këtë nuk dakordohet Borisov, atëherë deputetët tanë të VMRO-BND nuk do ti japin përkrahje qeverisë së tij”, theksoi Karakaçanov, lideri i VMRO-BND-së. Ai në intervistë ka folur se pushteti aktual në Maqedoninë e Veriut vazhdon të udhëheq politikë kundër bullgarëve, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis dy vendeve.
Comments are closed for this post.