Tërmeti i fortë në Stamboll ka nxjerrë në rrugë edhe gazetarët dhe stafin e televizionit turk TRT. “Ne të gjithë u evakuuam nga ndërtesa e TRT pasi një tërmet tronditi ndërtesën. Mediat lokale raportojnë se ishte mes 5.7-5.9 magnituda”, shkruan Auskar Surbakti.
Dëshmitë e qytetarëve pas tërmetit ishin të shumta. Pas incidentit Laura Grace shkroi në Twitter: “Uoah. Një tërmet 5.7 sapo goditi Stambollin, dhe i gjithë apartamenti im u shkund si i çmendur”.
Dhe Umar Farooq shkroi: “Sapo ndjemë dy goditje të forta tërmeti në Stamboll. Tërmeti i parë më bëri të shqetësohesh, kurse i dyti më bëri të kërceja përpjetë dhe u vonova shumë për të mbledhur gjërat e mia dhe të dilja nga ndërtesa”.
Mbulimi i telefonit celular raportohet se ra në momentet pas tërmetit.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri.
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu shkroi në llogarinë e tij në Twitter se nuk ka raporte të menjëhershme për dëme ose njerëz të lënduar.
We have all evacuated the @trtworld building after an #earthquake shook the building. Local media are reporting it was a 5.7-5.9 magnitude quake.. #Istanbul #Turkey pic.twitter.com/hol6wpDqc0
— Auskar Surbakti (@AuskarSurbakti) September 26, 2019
Comments are closed for this post.