Kryeministri, Zoran Zaev sot hodhi poshtë akuzat e djeshme të deputeti të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshovski, i cili tha se në takimin e liderëve, Zaev kishte thënë se prokurorja special Katica Janeva për 10 ditë do të lirohej nga paraburgimi.
” I dematoj ashpër gënjeshtrat e tilla, sepse në takimin e liderëve u hap debati se pse po negociohet kur lëndët po kalojnë tek Prokuroria Publike, komenti im ishte që unë jam informuar nga Irena Frçkovska se është logjike që Janeva të kërkojë dorëzimin e lëndëve për shkak të përgjegjësisë, dhe se është normale që gruaja të kërkojë masa lehtësuese në hetim, për shkak se nuk ka ndikuar tek dëshmitarët dhe në rastin konkret. Të keqpërdoret kjo është e pandershme për publikun dhe le të mbetet kjo në nderin e Miloshovskit” tha Zaev./Alsat
Comments are closed for this post.