Bojan Jovanovski (Boki 13) edhe më tej mbetet në paraburgim, kjo pasi Këshilli Penal i vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë.

Jovanovski tanimë 2 muaj gjendet në paraburgim në burgun hetues të Shutkës, ndërkohë që afati i dytë 30 ditor i skadon sot.

Boki 13 bashkë me Zoran Milevski-Kiçeec dhe prokuroren speciale Katica Janeva, janë të dyshuar në rastin “Reket”.