Muftiu i Muftinisë së Tetovës Qani Nesimi me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, dënohet nga Gjykata Themalore Shkupi II per shpifje dhe fyerje sepse përmes profilit të tij social Facebook ka shpërndarë të pavërteta dhe trillime ndaj Reisit formalo-juridik të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Skender ef. Buzakut.
Biseda në fjalë është montuar dhe falsifikuar në Bashkësinë Fetare Islame e RM me urdhër të Sulejman Rexhepit, i cili si çdo herë me anë të falsifikimeve dhe trillimeve është munduar dhe mundohet të krijoj turbulenca dhe të fsheh dëshmitë e shumë keqpërdorimeve administrativo-financiare të cilat dekada të tëra i ka shkaktuar në këtë institucion të shenjtë fetar.
Sipas parimeve Islame, nëse vërtetohet se Myftiu shpif ose fyen i njëjti nuk mund ta ushtroj pozitën e Myftiut, mirëpo nëse vazhdon atëherë hoxhallarëve dhe popullatës që i përfaqëson u lejohet që të jenë të padëgjueshëm ndaj tij.
Përndryshe i dënuari Qani Nesimi u bë figurë kyçe gjatë ngjarjeve të Prillit të këtij viti i cili për të arsyetuar veten se është pasues i verbër i Sulejman Rexhepit, kishte për detyrë të duartrokiste javë të tëra rradhazi, pamarrë parasysh cfarëdo që të deklaroj ish Reisi Sulejman Rexhepi.
Në historinë e BFI-së ky është rasti i parë kur një Mufti dënohet me vendim gjyqësor për shpifje dhe fyerje! Në vijim ua sjellim vendimin gjyqësor të plotëfuqishëm!”, thuhet ne kumtesën e Skender Buzakut.
KETU MUND TI SHIKONI DOKMENTET NE PDF Apelacioni Gjykata Themelore
Comments are closed for this post.