Cili do të jetë fati i hetimeve, para-hetimeve dhe rasteve të PSP-së do të mësohet nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurorët specialë po shqyrtojnë letrën e prokurorit të parë publik, Ljubomir Joveskit, pas së cilës ata duhet të dorëzojnë të gjitha materialet dhe provat në dispozicion të tyre. Nga PSP thonë se ata do të lëshojnë një deklaratë me shkrim nesër. Sipas Joveskit, të gjitha procedurat teknike për të marrë përsipër punën e prokurores speciale Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Haraçi”, do të dakordohen më tej.

Në mbledhjen e liderëve, drejtuesit e dy partive më të mëdha LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski u dakorduan mbrëmë se PSP ka vdekur.

Nuk ka asnjë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike.