Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me delegacionin e ambasadorëve në përbërjen e të cilëve ishin Lupço Arsovski, Aleksandra Naqeva – Ruzhin, Muhamed Halili dhe Aleksandar Tavçiovski.
Nga kabineti i presidentit informojnë se ambasadorët e kanë informuar për qëllimet e tyre kryesore, për sfidat e diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, si dhe për aktivitetet e tyre të deritanishme në drejtim të krijimit të suksesshëm dhe vendosjes së politikës rajonale dhe ndërkombëtare dhe politikave bilaterale dhe multilaterale, në kontest të BE-së dhe NATO integrimeve.
Pendarovski e përshëndeti formimin e shoqatës dhe shprehu bindje se përvoja e gjatë diplomatike e anëtarëve të Këshillit do të japë një kontribut të rëndësishëm pozitiv në funksionimin e institucioneve shtesë të politikës së jashtme.
Në takim bashkëbiseduesit e theksuan nevojën e të gjithë faktorëve politikë së bashku të punojnë në ardhmërinë evropiane të shtetit, në drejtim të uljes së polarizimit në shoqëri, njoftojnë nga kabineti i shefit të shtetit.
Comments are closed for this post.