Në Kuvend sot duhet të fillojë diskutimi për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.
Në seancën e Komisionit për Çështje Evropian, në rend dite është edhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili gjithashtu do të miratohet me procedurë të shkurtë,
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, të martën tha se nëse nuk sigurohet shumica prej dy të tretave, atëherë në opsion është zgjidhje tjetër. Deskoska tha se “Plani B” i Qeverisë është ndryshimi i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë prej 61 deputetëve.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, dje tha se zgjidhja më e mirë për Prokurorinë është ajo që sillet me konsensus, duke shtuar se ministrja e Drejtësisë me atë që e ka përmendur “Planin B” nuk ka thënë asgjë të re.
Nga ana tjetër kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me deklaratën e Deskoskës, tha se tek ajo sheh urrejtje ndaj partisë së tij dhe se duhet të jep dorëheqje.
Comments are closed for this post.