Antonio Milloshoski, deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe pjesëmarrës në grupet e punës për ligjin për prokurorinë publike, në një intervistë për “Faktor” thotë se qeveria me planin B për PSP të cilën e paralajmëroi Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska do ta bëjë Maqedoninë një vend juridikisht të pasigurt dhe do të rrëzojë të gjitha perspektivat evropiane.

“Ne presim që pushteti të mos luaj lojëra politike por të respektoj normat juridike dhe kushtetuese të cilat janë themel e qeverisjes të së drejtës, e cila është kusht për shtetin që të ketë mundësi që të marrë datë për bisedimet me BE-në. Për këtë principet tona janë në bazë të Kushtetutës sipas të cilës asnjë qeveri nuk mund dhe nuk duhet, vetëm në bazë të interesave politike, të shmanget nga sistemi ligjor, siç është PSP ose prokuroria, të cilët miratohet nga një shumicë prej dy të tretave, të ndryshohet me një ligj tjetër e cila parashikon një shumicë më të vogël siç është Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë”, tha Milloshoski.

Ligji për Prokurorinë Publike dje ka hyrë në procedurë parlamentare dhe do të sjellet me procedurë të shkurtuar.