Deri në fund të shtatorit, ASHAM do të ketë emër të ri. Ndryshimi i emrit të Organizatës më të lartë akademike parashihet me Marrëveshjes e Prespës, ku thuhet se ato institucione që janë formuar me ligj të veçantë dhe janë financuar nga buxheti i shtetit, duhet ta ndryshojnë emrin nëse në të qëndron emri “Maqedoni” apo “maqedonase”.
“Këto ditë pritet të kalojë ligji në Kuvend. Emri do të jetë Akademia e Republikës së Maqedonisë së Veriut- ASHAM. Nëse deri në fund të shtatorit kalon në Parlament, shtatë deri në tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare do të fillojë emri zyrtar”, deklaroi Taki Fiti, kryetar i ASHAM-it.
Fiti thotë se shkurtesa ASHAM do të mbahet sepse ky institucion me këtë emër njihet gjithkund në botë.
“Them se grekët nuk janë ankuar shumë rreth kësaj. Ne u kemi shpjeguar që ASHAM është shumë i rëndësishëm për shkak të çështjeve të identitetit, që tani ata i pranojnë. Ne kemi milionë referenca në faqet tona të internetit gjithkund në botë dhe Akademinë e kërkojnë me termin “manu”edu.mk” apo “masa.edu.mk”. Dhe nëse kjo do të ndryshohej, do të kishin probleme për të na kërkuar me milionë referencat që ekzistojnë”, tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM-it.
Paraprakisht, nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, 136 institucione shtetërore kanë ndryshuar emrat. Emrin “maqedonase” e kanë mbajtur vetëm Teatri Kombëtar Maqedonas dhe Instituti i letërsisë maqedonase.
Comments are closed for this post.