VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska përshkak rastit të fundit “Zhvatja”.
Pas votimit të nevojës për sjelljen e ligjit për Prokurori Publike me procedurë të shkurtër, deputeti Antonio Milloshoski ka akuzuar se qeveria po mundohet që me forcë të sjellë ligjet.
“Kërkojmë nga shoqja e Boki Trediçi, Renata Deskoska të jep dorëheqje përshkak se në mandatin e saj ka patur më së shumti skandale politike dhe gjyqësore”, tha Milloshoski.
Ai tha se përsëri është keqpërdorur flamuri i BE-së, por opozita siç tha, gjithsesi do të mer pjesë në debatin e komisionit dhe do të propozojë amandamente për ligjin.
“Kemi amandamente sistematike, ndërsa sa i përket rasteve të PSP-së të cilat janë në procese gjyqësore konsiderojmë se duhet të vazhdojnë, por njëkohësisht konsiderojmë se duhet të respektohet afati ligjor për PSP-në ku shkruhet se mandati i ndihmësve të prokurorëve nuk mund të jetë më igjatë se mandati i prokurorit special”, tha Milloshoski dhe shtoi se prokurorët e PSP-së duhet të kthehen në Prokuroritë amë.
Comments are closed for this post.