Të ndiqesh në masë nga njerëzit në Instagram ka qenë gjithmonë trend, por vitet e fundit është bërë një luftë e vërtetë mes personazheve të njohur.
Kjo për faktin se ky rrjet social tashmë nuk shërben vetëm për të postuar mendimet e ditës, ndonëj selfie “të rastësishëm” apo se çfarë po ha për darkë, por është kthyer në një mjet të fuqishëm biznesi dhe reklamimi. Madje në këtë pikë është ktheyr dhe në tregues suksesi, e gjitha në varësi të numrit të ndjekësve, aktivitetit dhe se sa infulencon tek ata që shohin çdo gjë tënden.
Me këtë logjikë, personazhet shqiptare që I kanë kaluar 1 milionë ndjekësit kanë një arsye më shumë për t’u ndjerë pak më mirë se të tjerët, por megjithatë duhet shtuar se të kesh shumë ndjekës në Instagram, nuk është gjithnjë tregus I cilësisë së asaj që bën, sepse të gjithë e dimë sa e lehtë është të bëhesh i famshëm sot në rrjetet sociale. Gjithsesi, këto janë VIP-at shqiptarë që kanë kaluar milionshin e personave që i ndjekin:
Kida ka një nga ‘fanbazat’ më të mëdha dhe numri i saj i ndjekësve në Instagram po rritet çdo ditë e më shumë. Kida vazhdimisht poston fotografi shumë të bukura, ku shihet gjithmonë duke prezantuar stile të ndryshme, si në dukje, veshje dhe me flokë.
Dhurata Dora – 1.7 milionë ndjekës
Këngëtarja ka qenë gjithmonë e pëlqyer dhe e ndjekur nga publiku shqiptar dhe Dhurata përkujdeset që gjithmonë të postojë fotot nga më të bukura. Por ajo ka fituar një numër të madh të ndjekësve pas hitit ‘Zemër’ që po dëgjohet me të madhe në gjithë Evropën.
Ermal Mamaqi- 1.1 milion ndjekës.
Në fakt Ermali ka qenë një ndër të parët që e ka arritur këtë, duke shfrytëzuar dhe faktin që ka qenë një ndër të parët që rrjtet sociale filloi ti përdorte si platforma, biznesi dhe argëtimi. Të njejtën gjë e arriti I pari dhe në Facebook, megjithatë Instagrami është ai që ka rëndësi tani. Por pavarësisht suksesit të shpejtë,modertatori i “Xing” nuk ka mundur të ecë me të njetin ritëm sepse mesa duekt të postosh video gazmore gjithë kohën mund të të sjellë 1 milionë ndjekës por jo më shumë.
Luana Vjollca-1.5 milion ndjekës
Luana këtë mbështetje të madhe fillimisht e ka nga fansat e saj besnikë që janë luanatorët dhe që me siguri bëjnë 1/3 e gjithë ndjekësve të saj. Megjithatë Luana ka qenë majft e komentuar në rrjet, edhe në kohën kur I ishte përkushtuar me kohë të plotë moderimit, edhe tani që po publikon këngë çdo muaj. Dhe kthimi me sytë nga muzika duekt se gradualisht po ja rrit dhe ndjekësit, sidomos bashkëpunime si ai me Faydee-n, që është goxha i njohur ndërkombëtarisht. Nuk do të vonojë shumë për të kapur 2 milionshin.
Marina Vjollca-1.1 milion ndjekës.
Vjollcat janë familja e milionave. Ajo që të bën çudi për Marinën është se moderatorja ka një kohë të gjatë që nuk është e angazhuar në ekran apo me projekte të tjera, megjithatë kjo nuk e ka lënë aspak jashtë vëmendjes në Instaram. Shënim për veten: Fotot nga pushimet në vendet më ekzotike të botës mund të t’i shtojën ndjekësit njësoj si këngët e reja. Nga ana tjetër, Maina me të vërtetë ka humbur “luftën” me Luanën por po fiton një tjetër, atë më bashkëshortin, Getoarin, I cili është ende larg milionshit.
Padyshim ai është në nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri dhe që kur e mendon, ka qenë “vërdallë” prej shumë vitesh tani. Kështu që nuk është çudi që Noizy ka gati 1 milionë e gjysëm ndjekës. Se duan të shohin këngët e reja, të cialt kohët e fundit janë shtuar, makinat luksoze, jetën që bën, këtë nuke dimë por mund të themi me bindje që Noizy preferohet. Një plus I madh është dhe fakti që Noizy gjithashtu ka mjaft bashkëpunime me artistë ndërkombëtarë.
Ledri Vula – 1.4 milion ndjekës
Një tjetër reper, nëj tjetër 1.4, por stile këngë dhe jetese krej të ndryshme, Ledri është padyshim nëj nga më të preferuarit e publikut shqiotar, sidomos i vajzave. Sa për këngët ritmike, dedikimet e dashurisë apo thjesht dhe për fizikun, Ledri pëlqehet dhe kjo reflektohet tek ndjekësit në Instagram, Në këtë rast vlen shprehja: “Kjo është një fytyrë 1.4 milionëshe”.
Capitali e ka plotësuar rishtasi milionshin, por kjo nuk e bën më pak të pëlyer se të tjerët, thejsht është me vonesë. Dhe duke parë se sa me ritëm po I merr gjërat, këngët, koncertin recital, vloggun e çdo gjë tjetër, nuk do të habiteshim nëse Capitali shumë shpejt do t’I kalonte të tjerët. Një arsye më shuëm se pse nuk e ka kapur më parë milionin, besoj se ka qenë ai bishti që mbajti nëj farë kohe.
Dafina Zeqiri – 1.2 milion ndjekës.
Edhe Dafina bën pjesë tek klubi I të rinjëve, megjithëse si artiste ka shumë vite në treg. Por nëse mendojmë për ndonëj këngëtare shqiptare e cila I “meriton” t’I ketë kaq shumë ndjekës, e para që na vjen në mendje është piërkisht Dafi. I ka provuar të gjitha në muzikë dhe padyshim e ka fituar të gjithë famën dhe popullaitetin që ka. 1.2 milion ndjekës për vajzën me stil.
Xhensila Myrtezaj – 1.4 milion ndjekës.
Shkëputja nga muzika, për shkak të ardhjes në jetë të vajzës, nuk e bëri aspak Xhensilën të “zhdukej” nga skena e rrjeteve sociale, përkundrazi i dha akoma më shumë ndjekës. Kjo ndoshta nga fakti që Xhensila profilit të vajzës së mirë dhe të dashur, j’u shtua dhe fakti që tani është nënë dhe është shembulli që çdo nënë I thotë vajzës: “Bëhu si Xhensila”. Mos lëmë mënjanë talentin në muzikë dhe që në mënyrë suprpizë, nëse shohim intervistat dhe postiemt në Instagram, Xhensila ka një sens të paparë humori.
Bes Kallaku – 1 milion ndjekës
Katunari i parë që ka 1 milion ndjekës në Instagram, por jo I fundit me siguri. Besi në fakt nuk I ka vetëm këto persona që e mëbshtesin, sepse duhet t’I ndajë me skifterin, insta-girl apo me çdo personazh tjetër që prezanton në profiline tij, e që secili ka fansat e vet. Ah po, duhet t’I ndajë dhe me Ijen.
E fundit nga të gjithë këta që përmendëm, është Tayna e cila vetëm dje arriti t’i plotësojë aq sa duhen për t’ju bashkuar listës. Megjithatë duhet thënë, e ka bërë në më pak kohë se të gjithë, pasi ju deshën pak më shumë se 1 vit për t’u bërë kaq e suksesshme dhe kaq e ndjekur sa është. Kështu që nëse bëjmë nëj llogari të shpejtë, na del që vitin tjetër, mund të jetë në krye të listës. Kujdes nga Tayna!
Era Istrefi – 1.5 milion ndjekës
Nuk e di spe por prisja që Era të kishte më shumë, duke marrë parasysh suksesin e madh ndërkombëtar, jo vetëm me “Bon Bon”, por me çdo projekt që është angazhuar. Megjithatë dhe 1 milionë e gjysëm janë nëj sasi shumë e mirë ndjekësish dhe që padyshim tendenca është vetëm në rritje. (Meqë ra fjala, Nora Istrefi e humbi listën për pak më shumë se 50 mijë ndjekës).
Mos mendoni se harruam, Enca është sigurisht deri tani mbretëresha e ndjekësve në Instaram, ku ka kaluar dhe 2 milionshin dhe gjërat duken mirë për 3-shin. Fronin e saj nuk e merr njeri, duke pasur dhe një sasi të konsiderushme ndjekësish nga plot vende që artistët e tjerë shqiptarë nuk kanë, përmendim këtu shtetet aziatike. Megjithatë, edhe pse për momentin Enca ka një shkëputje të konsiderueshme, në të ardhmen “lufta” për Instagramin parashikohet të jetë akoma më e fortë./blitz
Comments are closed for this post.