Luana Vjollca pa dyshim është ndër femrat më aktive të skenës shqiptare.
Krahas bukurisë dhe stilit që e karakterizon, Luana njihet edhe si një femër shumë e suksesshme në botën e ekranit dhe muzikës.
Bukuroshja tashmë ka nisur punë për sezonin e ri të spektaklit “Shiko kush luan” e që është i treti me radhë.
Burime të GazetësExpress mësojnë se këtë sezon Luana do të vijë me shumë risi sa i përket emisionit duke filluar nga skena, e cila do të jetë gjigante, pjesë e së cilës do të jenë edhe publiku.
Por nuk mbarojnë me kaq të rejat nga “tironsja”.
Luana këto ditë po kalon në studio duke punuar intensivisht për projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet të publikohet Brenda një kohe të shkurtër i realizuar edhe me videoklip.
“Yalla habibi” titullohet kënga e fundit e Luanës, të cilën e solli në bashkëpunim me artistin e njohur botëror Faydee.
Comments are closed for this post.