Kamerat e fshehura në një azil pleqsh në Itali kanë regjistruar momentin e abuzimet me të moshuarit.
Në videon e filmuar më 16 qershor dy punonjëse shihen duke dhunuar një të moshuar. Njëra prej tyre e godet në ballë dhe një pjesën e qafës. Ndërsa e kërcënon se do e hedhin edhe nga dritarja e ndërtesës.
Punonjëset tallen me të moshuarën duke e frikësuar deri në vdekje.
Videot e dhunës së ushtruar ndaj të moshuarve kanë çuar nën hetim 9 punonjës sanitarë.
Në një pamjet tjetër të regjistruar më 20 qershor një sanitar që po lante dyshemenë iu afrua shtratit të një të moshuare duke i vendosur shtupën në fytyrë.
Comments are closed for this post.