Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rrezikon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë te tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore.
Kështu që një omeletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në Empire Beach Resort në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350 lekë.
Në total 8 omeleta që ishin porositur, kanë kapur vlerën e 4000 lekëve të reja ose 40 mijë lekëve të vjetra (32 euro).
Në faturë janë shënuar gjithashtu edhe çmimi i një veze të zier, një gote me lëng portokalli dhe një ujë i madh me vlerë 300 lekë secila, po ashtu edhe 7 gota qumësht me vlerë 100 lekë secila.
Personi që ka dërguar faturën e kripur ka shkruar:
Pershendetje JOQ, shikoni pak veza zier… u be pula te bej veze te arte.”
Rikujtojmë rastin e një jave më parë të një restoranti në Mikonos, ku fatura e kripur që u ishte dorëzuar klientëve pasi kishin konsumuar darkë, u bë shkak për nisjen e hetimeve nga ana e autoriteteve përkatëse dhe vënies para përgjegjësisë të personave që abuzojnë me çmimet ndaj pushuesve.
Po ashtu edhe atë të një fature në Ohër, klientët të cilët refuzuan të pagonin shumën marramendëse dhe nisën të konfliktoheshin me kamarierët dhe menaxherët e restorantit, e pas zënkës, e cila nuk po merrte zgjidhje, turistët telefonuan policinë.
Comments are closed for this post.