Sipas një raporti të lëshuar së fundmi nga disa organizata të ngrohjes globale, shumë shpejtë ushqimi do të bëhet më I shtrenjtë, më I paktë dhe më I dëmshëm për shëndetin, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Kriza e ngrohjes globale do të kufizojë edhe llojin e produkteve, që fermerët mund të mbjellin. Në disa vende do të bëhet shumë nxehtë për t’I kultivuar ato dhe në disa vende për shkak të temperaturave të ulta do të pamundësohet kultivimi dhe mbjellja e produkteve.

Gjithashtu sipas këtij raporti, rritja e perimeve me anë të dioksidit të karbonit, do të zvogëlojë sasinë e proteinave, zinkut dhe hekurit në to, që do të thotë se edhe ushqimeve do t’iu humbë kualiteti.

“Ne jemi duke studiuar efektet, që ngrohja globale do të ketë në ushqimet që ne I konsumojmë dhe rezultatet janë shumë të frikshme”, tha një nga autorët e këtij rapori. Valët e nxehtësisë e ektreme si ajo në Evropë, janë duke e rritur magnitudën dhe intensitetin kështu që njerëzit duhet te jenë të vetëdijshëm për këtë problem global.

Përderisa ju nuk keni ushqime të shëndetshme për të ngrënë, kjo e zvogëlon aftësinë e trupit dhe trurit të funksionojë në mënyrën e duhur, dhe e rit rrezikun e sëmundjeve kronike dhe vdekjes.

SIpas ekspertëve, kjo krizë globale I afekton shtetet e ndryshe në mënyra të ndryshme . Australia është vendi që është afektuar më së shumti, gjithashtu disa shtete në ShBA kanë pasur një rënie prej 8% të prodhimit të misrit dhe disa produkteve të tjera.

Shkencëtarët duhet të vazhdojnë të gjejnë mënyra të reja, që ngrohja globale të ketë sa më pak ndikim në kualitetin e ushqimeve që I konsumojmë.