Një tërmet është regjistruar në Greqi ndërsa i njëjti është ndjerë edhe në Gjevgjeli.
“Rrjeti sizmologji i Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Shtip dhe Pehçevë, sot në orën 20 e 33 minuta ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilës është 200 kilometra në juglindje të Shkupit dhe rrjedh nga vendi fqinj i Greqisë.
Tërmeti është me magnitudë prej 3.8 shkallë, ndërsa është ndjerë edhe nga popullata në Gjevgjeli dhe rrethinë, me intensitet prej tre shkallë sipas Shkallës Evropiane makrosizmike”, qëndron në komunikatën e Stacionit sizmologjik.
Comments are closed for this post.