Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni një tortilë të mirë që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra
Nevojiten:
– 3 lugë vaj;
– 100 g qepë;
– speca të freskët të gjelbër;
– niseshte;
– 400 g mish të bluar viçi;
– 150 g spec të freskët të kuq;
– djathë edamer;
– speca të vegjël djegës;
– kube mishi viçi për supë;
– 240 g fasule të kuqe në konservë;
– 300 g salcë domatesh;
– kripë;
– piper të bluar;
– 8 tortilla të gatshme.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet. Shtoni mishin për supë dhe vazhdoni ta fërgoni.
Në fund shtoni fasulen e kulluar dhe misrin, pastaj disa lugë domate të pasuar dhe të gjithave qitni pak kripë dhe piper.
Në çdo tortilë qitni 2 lugë të kësaj shtese, qitni djathin e grirë në rende dhe lakojeni apo mbështilleni tortilën.
Radhisni në enë për pjekje të lyer me vaj, qitni sipër domaten dhe qitni djathin e mbetur.
Piqni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta.
Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës.
Comments are closed for this post.