Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të debatojnë Komisioni Ligjvënës-juridik dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Komisioni për Sistem Politik do t’i shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, në lexim të dytë, si dhe Informacionin për zbatimin e dispozitave të Avokatit të Popullit për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara të cilat i përmban Raporti i Avokatit të Popullit, nga ana e organeve të administratës shtetërore të përfshira në të njëjtin.
Komisioni Ligjvënës-juridik do të mbajë dy seanca. Në të parën janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe dy kërkesa për interpretime autentike, përderisa në rend dite të të dytës është Statuti i Universitetit të Tetovës./
Comments are closed for this post.