Si pasojë e përfshirjes në turbulencë të një avioni Airbus 310 që vinte nga Prishtina, të paktën 10 pasagjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas agjencisë 20 min, një avion i linjës ajrore, që udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Baselit, është përfshirë në një turbulencë. Ndërsa gazeta “Bota sot” mëson se numri i tyre është edhe më i madh.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërt, pas uljes së avionit në aeroportin “EuroAirport”. Këtë e ka konfirmuar edhe Vivienne Gaskell, zëdhënëse e këtij aeroporti.
Zëdhënësja Gaskell nuk ka dhënë asnjë informacion mbi shkaqet se si erdhi deri te kjo turbulencë.
Comments are closed for this post.