E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim në të cilin dëgjohet Kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë Punëve e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu… më pritshin te hoteli ku fleja.

Rama: Çarë deshën me ty?

Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionarët kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: OK, mirë vëllai.

Sipas Bild, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”. /A2news/