Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka sjellur vendim për çmime të reja të derivateve të naftës në vend, të cilat do të jenë më të lira se ato paraprak.
Sipas çmimeve të reja, benzina do të lirohet për 3 denarë ndërsa dizeli për 2.50 denarë, shkruan Telegrafi Maqedoni, transmeton gazeta Koha.
Kështu një litër benzinë “Ultra 95 Economy” do të shitet me 66.5 denarë për litër, një litër “Ultra 100” do të shitet për 69 denarë për litër, “Ultra Dizel Green Power” do të shitet me 60 denarë për litër, “Ultra Dizel Bio Power” do të shitet me 61 denarë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të vlejnë deri javën e ardhshme, kur KRRE do të mbajë mbledhjen e radhës.
Comments are closed for this post.