Plot 90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve, i thirrur nga vet Rama për t’i informuar për shkeljet Kushtetuese që sipas tij ka bërë Presidenti Meta duke anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas mbledhjes, në dalje të selisë së Qeverisë në Tiranë, as ambasadorët e as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë dhënë deklarata.
Përpara medieve, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.
Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e PS. nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do te nisin procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta.
Comments are closed for this post.