Me mbështetje të drejtpërdrejtë të kompanive vendase  të IT-së për paraqitjen e tyre dhe gjetjen e partnerëve të mundshëm të biznesit në Evropë dhe më gjerë, Agjencioni për investime të huaja dhe promovimin e Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut  kanë marrë pjesë në Ekspozitën  dhe Konferencën më të madhe AngaCom 2019 ngjarje e koncetruar për industrinë e Teknologjisë kompjuterike të IT-së  e  mbajtur në Këln të Gjermanisë.

Panairi për Internet, rrjet të gjerë dhe media ka filluar më 4 qershore me një numër rekord prej 500 ekspozuesve – me kompanitë pjesëmarrëse në panair nga e gjithë bota dhe 21.700  vizitorëve deri më 6 qershor, kur edhe përfundon ngjarja.

Agjencionit për invetime të huaja i është dhënë hapësirë e posatshme ​​me Logon Invest  North Macedonia për organizimin e takimeve B2B në mes të përfaqësuesve të Agjencisë, kompanive  vendase që marrin pjesë në panair,  gjithashtu me përfaqësues të kompanive udhëheqëse evropiane dhe botërore në industrinë e IT-së për prezantimin e klimes së biznesit dhe për kushte të favorshme për investime si një nga industritë me ritje dhe zhvillim më të shpejtë në vend.

Në kuadër të panairit u mbajt edhe konferenca ANGACOM  për rrjet, televizion dhe internet ku morën pjesë më shumë se 180 folës dhe prezantues me qëllim për të mirëmbajtur 4 samite të ndryshme: “The International Content Summit, the International CTO Summit, the German Broadband Summit and the German Media Summit”. Samiti Ndërkombëtar CTO, Samiti I rrjetit, Samiti I Medias, dhe Samiti I Permbajtjes Nderkombëtare.

Drejtori i Agjencisë Vullnet Ademi theksoi se këtë vit Pavioni i Invest Maqedonisë së Veriut ishte një nga më të vizituarit, ku në Panairin e vitit  të kaluar  bëri kontakt fillestar me vizitoret kurse  këtë vit patën mundësi për tu informuar dhe për të caktuar vizita në Republiken e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të finalizojnë  vendimet e tyre për të investuar dhe për të gjetur partnerët e tyre për bashkëpunim.