Është një prej këngëtareve me zë të jashtëzakonshëm dhe “flakë” kur flitet për performanca live. Bëhet fjalë për Flaka Krelanin e cila ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në T7 me ç’rast foli për projektin e saj të fundit dhe jo vetëm.
Ajo në #gjesi tha se nuk ka pranuar asnjëherë të bëjë kompromis kur ka qenë në pyetje karriera e saj dhe se pavarësisht sfidave, mundohet ti qëndroj besnike stilit të saj muzikor.
“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej unë jam e lumtur sepse e di që ata 10 janë real. Unë tash në kredi nuk mundem me hi për me ble klikime” është shprehur ndër të tjerash këngëtarja. “Slay”, projekti I fundit i Flakës, ka marrë komente pozitive jo vetëm për muzikën por edhe paraqitjen që ajo pati në videoklip.
Duke shfaqur linjat e saj trupore, flaka këtë herë erdhi më sensuale se asnjëherë më parë.
Comments are closed for this post.