Loredana ka publikuar me videoklip këngën ‘Labyrinth’.

Ka dalë videoklipi i këngës më të re të Loredanës, videoklip ky skenat e të cilit këngëtarja i ka realizuar në Prishtinë, pikërisht në ditën kur edhe e ka mbajtur konferencën për media pas akuzave nga çifti zviceran.

Kënga ka titullin ‘Labyrinth’ dhe është në gjuhën gjermane, e Loredana edhe këtë herë vjen në zhanrip rap dhe hip-hop, për të cilin edhe është e njohur, shkruan Gazeta Express.

‘Sa më shumë para aq më shumë probleme’, thotë Loredana në një pjesë të tekstit në këngën ku sërish i këndon luksit.

Kjo është kënga e parë e reperes që kur kanë dalë akuzat ndaj saj se ka mashtruar e zhvatur një çift zviceran, duke i marrë një shumë prej 900 mijë franga bashkë me vëllain e saj.

Reperja edhe për këtë këngë ka bashkëpunuar me Miksu & Macloud, ndërsa videoklipin i kanë realizuar Entermedia.