Në vend moti që nga paraditja do të jetë me vranësira dhe i ndryshueshëm me shi lokal, ndërsa nga orët e pasdites jostabil, me shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar dhe kushte për breshër.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 15 gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëviz prej 13 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira prej paradite me shi lokal, ndërsa në orët e pasdites jostabil me shi lokal, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri në 22 gradë.

Në orët e ardhshme do të vazhdojë ndikimi i aktivitetit të ciklonit nga Mesdheu dhe ndaj Ballkanit dhe moti do të vazhdojë të jetë i ndryshueshëm, dhe jostabil me shi dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, në formë të motit të keq me reshje më të mëdha, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Nga e premtja pritet mot më stabil dhe dukshëm më i ngrohtë.