Ish drejtori i Klinikës Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup Valon Bela sot përsëri i është drejtuar kryeministrit Zoran Zaev. Bela në profilin e tij në facebook ka shkruar se Zaev me deklaratën e tij të fundit se pohimet e Belës janë ‘broçkulla’ i ka treguar opinionit se tek ai tashmë humanizmi nuk jeton, informon MEDIAL.MK

Ky është postimi i plotë i Valon Belës:

Deri tek kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nëse për një javë kanë ndërruar jetë 6 (gjashtë) foshnja të porsalindura, kurse ju këtë gjë e komentoni si “BROÇKULLA”, atëherë vërtet keni problem me humanizmin tuaj.

Më vije shumë keq që prindërit e foshnjave të porsalindura dhe të atyre tashmë të ndjera u detyruan të dëgjojnë një vokabular të tillë nga një kryeministër.

Në shtete tjera shkohet në burg për raste të këtilla, por jo edhe tek ne.

E lëre më të përmendni edhe pozita…