Sot rrëzë malit Vodno mbi Shkup, përmes dy stërvitjeve është prezantuar gatishmëria e policisë së Maqedonisë për operacione shpëtuese. Në rastin konkret, u prezantua gatishmëria për shpëtim të udhëtarëve të ngatërruar në kabinë të teleferikut, me përdorimin e teknikave alipnist, pajisjeve speciale për punë në teleferik, si dhe qasja dhe evakuimi me helikopter.
Gatishmëria u prezantua nga pjesëtarë të ekipit alpinist të Njësitit për detyra speciale dhe helikopter me ekuipazh të Njësitit ajror për operacione policore.
Comments are closed for this post.