Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka pranuar princin Eduard, grofin e Veseksit i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vend.
Duke i dëshiruar mirëseardhje në vend, presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga vizita princit si konfirmim të marrëdhënieve të forta mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, ka bërë të ditur kabineti i presidentit.
Pendarovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e përgjithshme britanike për Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur pritje se në të ardhmen ajo do të thellohet dhe zgjerohet.
Ai e ka njoftuar princin Eduard me prioritetet e punës së tij në pesë vitet e ardhshme, me qëllim sigurimin e progresit të gjithëmbarshëm të vendit dhe realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit- anëtarësim në BE dhe NATO. Pendarovski ka theksuar nevojën e përmirësimit të perspektivave për të rinjtë përmes bursave të studentëve dhe hulumtuesve, progresin teknologjik të shtetit përmes iniciativës së të rinjve, me qëllim pengimin e ikjes së trurit nga vendi.
“Në takim, princi Eduard ka shprehur kënaqësinë e mundësisë për herë të dytë të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe presidentit Pendarovski ia uroi marrjen e funksionit, duke i dëshiruar sukses në punën e tij”, thuhet në komunikatën e kabinetit të shefit të shtetit.
Comments are closed for this post.