Hakerat rusë arritën të depërtojnë në sistemet zgjedhore të dy qarqeve në shtetin juglindor të Floridës, tha dje guvernatori i saj, por duke siguruar votuesit se nuk kishte manipulime të rezultateve.
Raporti i fundit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje, i publikuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller thotë se autoritetet federale dyshojnë se një qark ishte hakuar.
“Jam takuar me FBI-në rreth çështjes së zgjedhjeve në raportin ‘Mueller,” tha Ron DeSantis në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizionin lokal.
“Në dy qarqe në Florida është ndërhyrë në rrjetet e zgjedhjeve. Asgjë nuk është manipuluar,” tha ai, por janë prekur të dhënat e votuesve.
Me sa duket, hakerat kanë përdorur një fushatë me llogari që marrin informacion duke u paraqitur si një kompani legjitime për të shënjestruar një kompani që ishte e përfshirë në sistemin e votimit.
Kjo fushatë shpesh herë përfshin dërgimin e email-ve që duken të jenë të besueshëm, por që në fakt përmbajnë shtesa që lejojnë që të ndërhyhet në sistem.
Raporti ”Mueller” doli në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, por nuk gjeti asnjë lidhje midis Rusisë dhe fushatës së presidentit Trump.
Comments are closed for this post.