Pas inaugurimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski do të shkojë drejt vilës “Vodno” ku në ceremoni zyrtare do t’i dorëzohet funksioni president i shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

Pas ceremonisë solemne, është paraparë që presidenti i deritanishëm Gjorge Ivanov dhe presidenti Stevo Pendarovski të mbajnë takim tet-a-tet, pas çka do të pasojë edhe takimi i përbashkët i dy presidentëve me të punësuarit në Kabinetin e Presidentit.

Pendarovski do të ketë edhe takime bilaterale me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i ri i shtetit do të ketë takime bilaterale edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviq, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kajmakçi, si dhe me nënsekretarin shtetëror në MPJ të Republikës së Polonisë, Pjitër Vavzhik. .