Gjorge Ivanov sot pasi u largua nga Presidenca, në rrjetin social Facebook shkruan se me shumë nder, kënaqësi dhe përgjegjësi ka shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit.
“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe kam shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit. Falënderojmë përzemërsisht popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë për besimin dhe mbështetjen e tyre”, shkruan Ivanov.
Ai tha se vetëm të bashkuar me respekt të ndërsjellë do të ketë një Maqedoni të begatë dhe të suksesshme.
“Pozitat vijnë e shkojnë, njerëzorja ngelet”, shkruan Ivanov.
Comments are closed for this post.