Nuk është arritur marrëveshje as në takimin e sotëm mes grupeve të punës të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, të cilat po diskutojnë për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të rregullohet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale.

Pika kyçe për të cilën është diskutuar është procedurat e nisura nga PSP-ja pas skadimit të afatit, si dhe përdorimi i “bombave” në procedurat gjyqësore,

“OBRM-PDUKM-ja mbetet në kërkesat e tyre për lëndët që janë hapur pas 18 muajve të parë nga themelimi i PSP-së, që të njëjtat të ndërpritet, gjitha dëshmitë të bien në ujë dhe masat të shfuqizohen”, tha Deskoska, pas takimit.

Ajo tha se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për dërgimin e ligjit në Komisionin e Venecias.

Ndërsa deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, pas takimit tha se qeveria jep sinjale se është e kënaqur nga prokurorja Katica Janeva.

Ai shtoi se ka përparim të vogël në negociatat për ligjin, ndërsa shtoi se nuk është biseduar fare për ndryshime kadrovike.