Një bodibuilder e sulmoi keq të dashurën e tij, vetëm pse kjo e fundit e pëlqeu një postim të një shoku të saj në Facebook – madje duke e mbajtur të mbyllur për tri ditë, vetëm që njerëzit mos t’ia shihnin sytë e nxirë.
Danny Bridges u gjet fajtor javën e kaluar për lëndime të rënda trupore kundër të dashurës së tij, pas sulmit që ia bëri në tetor të vitit të kaluar.
35-vjeçari nga Kent, SHBA, e rrahu keq të dashurën e tij, para se t’ia fuste edhe gishtat në sy, duke e trishtuar keq atë. Në mënyrë që mos ta shihnin të tjerët, ai e mbajti atë të mbyllur në banesën e tij për tri ditë.
Pas sulmit, viktima i shkroi një shoqes dhe i tregoi për sulmin duke i kërkuar ndihmë. Ajo më pas thirri policinë dhe policia erdhi dhe e arrestoi burrin.
Comments are closed for this post.