Kreu i Kishës Katolike të Romës, papa Françesku, nesër do të qëndrojë për vizitë në shtet, në kuadër të së cilës do të mbajë liturgji në sheshin “Maqedonia” në Shkup, do të ketë takim me kreun shtetëror, me liderët e bashkësive fetare, përfaqësues së shoqërisë civile dhe korit diplomatik, si dhe takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë.

Në mesin e aktiviteteve të caktuara është edhe takimi i papës në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Jezusit” me priftërinjtë, familjet e tyre dhe shërbyesit e Zotit.

Në katedrale do të mund të hynë vetëm shërbyesit e Zotit – peshkopë, priftërinj (dhe familjet e tyre), murg, teologë të cilët do të paraqiten në ngjarje, me biletat të cilat i kanë marrë gjatë vetë paraqitjes. Të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur për këtë takim, në katedrale duhet të arrijnë më së voni deri në orën 15:30.