Ndërmarrja “Rrugë dhe rrugica” është duke e gërryer shtresën e vjetër dhe do të vendosin asfalt te ri që të mos ketë vrima dhe gunga në rrugët ku do të kalojë Papa gjatë vizitës në Shkup më 7 maj. Po riparohen rrugët “Dimitrie Çupovski” në Shkup dhe te “Rekordi”. Automjeti special “papamobili” do të lëvizë nga rruga “Maqedonia” në drejtim të sheshit “Maqedonia”, ku do të mbahet liturgjia e shenjtë. Liturgjia e shenjtë e Papës në Sheshin “Maqedonia” do të fillojë në orën 11.30. Pritet që të marrin pjesë mbi 15.000 besimtarë. Biletat jepen pa pagesë në kishat katolike në të gjithë vendin.
Comments are closed for this post.