Ju Mendoni që llaku i flokëve shërben vetëm për të kontrolluar flokët e padisiplinuar epo e keni gabim! Ka kaq shumë përdorime të saj për në shtëpinë tuaj. Ne kemi grumbulluar 5 më të përdorurit. Llaku i flokëve mund të bëjë gjithçka duke hequr njollat nga lëkura deri tek parandalimi që këpucët të rrëshqasin. Hidhni një sy kësaj liste me atë çfarë mund të bëni vetëm me një llak flokësh:
Të ndaloni getat tuja nga grisja: Nëse ato akne filluar të hollohen ka shumë gjasa që më pas do grisen kështu që nëse e shihni diçka të tillë por nuk keni për momentin një palë të tjera përdorni llakun. Të paktën do të mund t’i vishni dhe për disa ditë.
Për zbukurimin e frutave: Nëse keni një shportë të preferuar të cilën dëshironi ta mbani si zbukurim mbushur plot me fruta, atëherë merrni të preferuarat tuaja dhe lyejini me llak. Kështu nuk do të harxhoni lek për fruta fallco.
Qimet e qenushit apo të maces në shtëpi e bëjnë të pamundur që pantallonat apo veshjet tuaja të qëndrojnë të pastra gjithmonë. Llaku mund t’ju ndihmojë: thjesht aplikojeni në pjesën me qime dhe më pas përdornin një furçë që për t’i hequr.
Nëse personi i zemrën ju ka dhuruar një buqetë me lule të cilën do të donit ta mbanit sa më gjatë mjafton ta spruconi me llak flokësh dhe ato do të duken më të bukura dhe do të zgjasin më shumë.
Nëse këpucët tuaja të preferuara ju rrinë pak të mëdha dhe si rrjedhojë këmbët ju dhëmbin, mjafton t’i spruconi këto të fundit me llak dhe do të qëndrojnë kompakt me këpucët.
Comments are closed for this post.