Aktorja dhe ish-kryetarja e Komunës Kisella Vodë, Biljana Beliçanec, dje është gjetur e vdekur në banesën e saj, konfirmojnë për Sdk.mk nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Trupin e pajetë të aktores e ka gjetur bashkëshorti i saj dhe menjëherë e ka paraqitur në polici. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Istarska” në Shkup, ndërsa vdekja a aktores ka ardhur pasi ajo është varur.
Nga MPB informojnë se trupi i saj është marrë për autopsi.
Beliçanec ka qenë kryetare e Komunës së Shkupit Kisella Vodë prej vitit 2013 deri më 2017. Shfaqet e saja të fundit janë “Gospoda Gllembaevi” dhe “Posllednite Makedonci” në Teatrin Dramatik.
Ajo u bë e njohur me rolin e Tufi në serialin për fëmijë “Zdravo genijallci”.
Ajo ka lindur më 25 korrik 1973 në Shkup. Në vitin 1994 ka diplomuar si aktore në Fakultetin e Arteve dramaturke në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Comments are closed for this post.