SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër personit F.A. (26) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Më 26 janar 2019, në Kumanovë, policia gjatë kontrollit të automjet të drejtuar nga i dyshuari, ka gjetur dhe konfiskuar kokainë.